Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull, i cili ishte duke punuar në rrugë në kuadër të një kompanie.
Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






