Lokale - eSIMy

Sipas Marca, Skuadra e Real Madridit është duke shpresuar se Chelsea do ta zbret çmimin prej 100 milionë eurosh për sulmuesin belg, Eden Hazard.

Mirëpo skuadra angleze planifikon t’i qëndrojë besnike kësaj shifre, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Futbollistit Hazard, të cilit pritet t’i skadojë kontrata me Chelsean pas një viti, po ashtu është i interesuar që të transferohet në Real Madrid.

Ka shumë gjasë që sulmuesi belg t’i bashkohet skuadrës spanjolle në janar të vitit të ardhshëm.