Lokale - eSIMy

Skuadra e Chelseas është e detyruar që ta zbret çmimin e kërkuar për sulmuesin belg Eden Hazard.

Ky do të jetë një lajm i madh për skuadrën spanjolle, Real Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht londinezët kanë kërkuar rreth 170 milionë euro për ta shitur futbollistin belg.

Mirëpo duke pasur parasysh që kontrata e Hazardit me skuadrën angleze do të skadojë pas 12 muajsh, kjo e fundit detyrohet që ta zbret çmimin në 110 milionë euro.

Ndërsa Hazardi nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin e tij për skuadrën spanjolle dhe vazhdimisht ka refuzuar kërkesat për vazhdim të kontratës me skuadrën angleze.