Pas një pune hetimore Policia e Prizrenit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë sot dy persona, E.K. dhe F.Th., si të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë.
Operacioni i Policisë është ndërmarrë pas raportimit gjatë ditës së sotme të një rasti të vjedhjes së rëndë që është kryer dje.
Sipas komunikatës së Policisë Rajonale të Prizrenit, të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.






