Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa- Remi u paraqit sot për intervistim në Prokurorinë Speciale në Hagë.
Gjatë ditës së sotme Mustafa tha se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të prokurorit.
Ish-komandanti i UÇK-së e ka përfunduar intervistimin në orën 17:00, mirëpo nuk ka dashur të deklarohet për media, shkruan lajmi.net.
Intervistimi i tij ka zgjatur rreth 7 orë.
Në Hagë këtë javë do të intervistohet edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.
Ftesat e Speciales ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së kanë të bëjnë me pretendimet për përfshirjen në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Kundër kësaj ftese deri më tani është deklaruar Remzi Shala i cili ka thënë se nuk do të paraqitet pasi nuk i beson Gjykatës Speciale. Ndërsa emrat e tjerë të cilët kanë pohuar se kanë marrë ftesë nga kjo gjykatë kanë thënë se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.






