Dy zjarrfikës dhe një grua spanjolle kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të madh zjarri që ndodhi në një furrë buke në qendër të Parisit.
Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner, ka bërë të ditur se përveç të vrarëve, 10 persona janë në gjendje kritike si dhe 37 të tjerë janë të lënduar më lehtë.