Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende, në orët e hershme të ditës, parashihet të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Pjesa tjetër e ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe pa reshje.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.