Qendra e Emergjencave në Komunën e Prishtinës ka thënë se në kryeqytet rrugët janë të kalueshme dhe po punohet vazhdimisht në mirëmbajtjen e tyre, ndërsa në bazë të raportimeve në fshatrat e Gollakut bora ka arritur në 50 centimetra trashësi.
Fadil Gashi, zyrtar për emergjenca, ka thënë për portalin Koha.net se në bazë të raportimeve vështirësi ka pasur më shumë në zonën e Gollakut.
“Bora ka arritur në 50 centimetra në Gollak. Kompanitë janë në terren dhe po punohet vazhdimisht në pastrimin e tyre”, ka thënë Gashi.