Lokale - eSIMy

Festim Adelima është emri që ka bërë senzacion në futbollin kosovar. Sulmuesi i talentuar pozheranas që hyri në mesin e 11-të futbollistëve më të mirë në vend shumë shpejtë karrierën pritet ta zhvillojë jashtë vendit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit llapjan Tahir Batatina.

“Skenderbeu, Partizani i Tiranës, Shkëndija, Kukësi, Osijeku, Hajduku dhe Baseli kanë shprehur interesim për shërbimet e Festim Alidemës”, ka theksuar Tahir Batatina për ‘GazetaBlic’.

“Nuk jemi duke u ngutur, pasi Festimi dëshiron titullin kampion me Llapin dhe pastaj e pret Evropa. Do të shqyrtojmë ofertat në të ardhmen”, potencoi Batatina.

Tahir Batatina njihet për zbulimin e talentëve, pasi në të kaluarën ka shfaqur në skenë edhe Mirlind Dakun, i cili sot luan në ekipin e Osijekut në Kroaci.