Raste të tilla në Kosovë ndodhin shpesh dhe konsumatorët nuk janë aspak të sigurt për atë që konsumojnë.

Në lagjen e spitalit, në Prishtinë, në marketin “Viva Fresh (19)”, janë bërë disa fotografi dhe video skandaloze ku shfaqen disa mijë që kanë formuar çerdhe në produkte ushqimore.

Në fotot dhe videot e siguruara, shihet se minjtë janë në produktet e sheqerit.

Mirëpo, personi që i ka bërë këto foto i ka thënë lajmi.net, se minjtë vazhdimisht sillen në produkte ushqimore dhe në produktet e mishit.

Madje, siç pretendon ai mishi i prishur përzihet me mish të paprishur duke i hedhur përbërës të ndryshëm (vinobran) dhe miell për të mos u dalluar se është i prishur dhe më pas servohet për shitje.

Punë pa pagesë jashtë orarit – Kompanitë private i ‘sakatojnë’ punëtorët e tyre për festat e fundvitit

Lajmi.net ka qenë në vendin e ngjarjes, në “Viva Fresh (19)” në lagjen e spitalit, ku ka kërkuar të flas me menaxherin e këtij marketi, mirëpo na është paraqitur një person e prezantuar si menaxhere administrative.

Ajo duke mos dashur të deklarohet zyrtarisht, ka mohuar se në atë objekt mund të ketë ndodhur një gjë e tillë duke thënë se pastërtia është në nivelin maksimal.

Lajmi.net ka insistuar që të bie në kontakt me persona përgjegjës, mirëpo nuk na është ofruar zgjidhje as numër kontaktues veçse është thënë se duhet të shkohet në administratën e përgjithshme të kësaj kompanie.

Raste të tilla në Kosovë ndodhin shpesh dhe konsumatorët nuk janë aspak të sigurt për atë që konsumojnë.

Mirëpo, personi që i ka bërë këto foto i ka thënë, se minjtë vazhdimisht sillen në produkte ushqimore dhe në produktet e mishit.