Një grua ka mbetur e lënduar rëndë si pasojë e goditjes nga një veturë, në afërsi të shkollës “Mihal Grameno” në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë.
Mësohet se viktima është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare pasi e njëjta ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas mjekëve kujdestar në emergjencën e QKUK-së, viktima ka pësuar lëndime të rënda.
Lajmin për KALLXO.com e ka konformuar edhe zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një këmbësore dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.






