Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë që udhëhiqet nga Endrit Shala i Nismës, ka zgjedhur që këtë vikend të të udhëtojë drejt Brezovicës me veturë të shtetit.
Një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka shfrytëzuar sot veturën e zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të udhëtuar drejt qendrës rekreative të Brezovicës.
Fotografia është dërguar sot nga një lexues në adresë të Gazetës Express.
Keqpërdorimi i makinave zyrtare gjatë ditëve të vikendit është një dukuri që po vazhdon edhe përkundër vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që e ndalon një gjë të tillë.