Lokale - eSIMy

Sot ka ndërruar jetë polici nga Istogu, Skënder Gorqaj.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht vdekja e tij, por nga burime mësohet se ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pasi ka pësuar arrest kardiak.

Është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj që ka shprehur ngushëllime për humbjen e Gorqajt, transmeton Klan Kosova.

“Papritmas, paska ndërruar jetë Skënder Gorqaj. Skenda ishte një polic i zoti, i gatshëm për tu përballur me çdo situatë që cenonte rendin dhe ligjin”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

“Istogu humbi brenda pak ditësh edhe një polic të denjë.Të qoftë i lehtë dheu Skënder Gorqaj”.

Ditë më parë në detyrë ka ndërruar jetë polici poashtu nga Istogu, Izet Demaj, pas një përleshje me një grabitës.