Rreth orës 17:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, një veturë ka goditur dy këmbësore.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke treguar se këmbësoret janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Nje veturë ka goditur dy kembësore. Të njëjtat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK ku aktualisht po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë të gjitha veprimet policore për hetimin dhe ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë aksidentin”, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.






