Lokale - eSIMy

Një shtetas gjerman mbrëmë ka humbur në malet e Sharrit në Brezovicë.

Ai ka shkuar atje për fundjavë dhe ka humbur orientimin duke ecur, njofton Klan Kosova.

Vetë turisti gjerman ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë dërguar një ekip dhe pas një orë e gjysmë e kanë gjetur atë.

Këtë e konfirmoi për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, i cili tha se gjendja shëndetësorë e tij është e mirë dhe gjithçka është në rregull.

Ai është kthyer sërish në hotelin ku ishte duke qëndruar.