Lokale - eSIMy

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për reflektim, në Ditën e Veteranëve, siç ka thënë, sidomos për sjelljen e të gjithëve pas luftës.

“Jemi në prag të festës së Vitit të Ri 2019, dua t’ua kujtoj, që, ashtu siç e kuptuam domosdoshmërinë e luftës kur ishim në robëri, ashtu edhe në vitin që po hyjmë, të reflektojmë mbi rrugën e kaluar së bashku, e sidomos të reflektojmë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç, pas përfundimit të luftës!”, ka shkruar Mustafa në ‘Facebook’.

Rrustem Mustafa-Remi, është i thirruri i parë i Prokurorisë së Specializuar dhe Gjykatës Speciale dhe pritet të intervistohet në Hagë më 14 janar.