Një aksident i rëndë e me fatalitet për dy femra ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Por nga ky aksident kanë mbetur të lënduar rëndë edhe dy meshkuj prej 20 deri 30 vjeç, njofton Klan Kosova. Nga Emergjenca kanë thënë se personat e lënduar janë në rrezik për jetën.
“Janë dy meshkuj prej 20 deri 30 vjeç, gjendja e tyre është e rëndë, njëri është në kujdesin intensiv e tjetri gjendet ende në emergjencë deri sa t’i lirohet vendi për në kujdesin intensiv, që të dy kanë lëndime të rënda”, ka thënë mjekja Nerxhivane Halimi.






