Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dje është arrestuar në Podujevë, transmeton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë pasi që ka shkelur urdhërin mbrojtës.
“Lidhur me rastin me 27.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info






