Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, ka akuzuar KEDS-in, pasi që sipas tij, nuk po siguron energji elektrike të mjaftueshme për konsumatorët e vet, transmeton Llapi.info
“Të nderuar qytetarë të vendit Korporata Energjetike e Kosovës prodhon energji elektrike me krejt kapacitetet që i ka, për mos furnizim të rregullt me energji elektrike është përgjegjës kompania KEDS, sepse nuk po siguron energji elektrike të mjaftueshme për konsumatorët e vetë. KEDS nga KEK-u blenë energjinë me çmim simbolik 35.4€, ndërsa konsumatorëve ja faturon trefishin/ Kjo është arsyeja që KEDS-it që nuk i siguron energji të mjaftueshme Qytetarëve tonë. I vije shumë rendë të importojë energjinë elektrike atëherë kur ka nevojë për qytetarët e Kosovës, përkundrazi shpeshherë ndodhë që eksportohet jashtë vendit kurse qytetarët tanë kanë reduktime të ashpërta”, thuhet në e Sindikatës së Re të KEK-ut, transmeton Llapi.info
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në rast se nuk realizohen kërkesat e Sindikatës, atëherë do të organizohen protesta.
“KEDS-i ka 561.000 konsumatorë që vetëm tarifa fikse në këtë muaj është 1.74 cent e që i bie rreth 1 milionë € . Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj na kërkojë mobilizim për prodhimin e energjisë elektrike në po e bejmë ketë, por edhe ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës në emër të punëtorëve të KEK-ut i kërkojmë Kryeministrit të Vendit,Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ZRRE-së, Bordit drejtues të KEK-ut, Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, që energjia elektrike që prodhohet në KEK të ketë çmimin real në tregë sepse kjo që është sot nuk është aspak reale që kompania sherbyese KEDS të përfitojë më shumë se prodhuesi në këtë rast KEK-u. Fillimisht ne po kërkojmë publikisht por në rast se nuk realizohet kërkesa jonë nga ata që janë përgjegjës , ne do të bëjmë edhe Protesta”, ka përfunduar ai.






