Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti në një intervistë në emisionin ‘Frontal’ në T7, ka folur për qeverisjen në Komunën e Podujevës, transmeton Llapi.info
Ajeti ka thëna se i pari i Podujevës, Agim Veliu, sipas tij, është autokrat. Ai kritikuar Veliun edhe për mungesë të tij në televizione. Sipas tij, çdo punësim në Podujevë bëhet mbi bazë të politikës.
“Ndoshta është i zënë, por jo për problemet të qytetarëve. Është pjesëmarrës në biznese tjera, hoteliere. Ai nuk ka guxim të ballafaqohet në televizione. Kisha dashur më shumë të ballafaqohemi me të me fakte, sepse është në interes të qytetarëve. Të kesh ushtrues detyre të punësuar. Çdo punësim në Llap është i motivuar politikisht. Çdo kryetar fshati, stafi profesional, çdo drejtor janë të punësuar politikisht. Kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj tij. Të gjitha qeveritë e kanë injoruar Llapin, pa përjashtim. Kërkuam projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë, por nuk ka projekt mbi atë rrugë dhe shtrohet copa-copa”, ka thënë ai, transmeton Llapi.info
Ajeti ka folur edhe për gjendjen e rrugëve në Podujevë. Sipas tij, këtë Komunë e ka mbuluar lloçi i shumtë, sidomos në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”./Llapi.info






