Juventusi është duke punuar vazhdimisht për ta transferuar mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
Mesfushori nga Uellsi pritet të jetë agjent i lirë në fund të këtij stinori, pasi nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën me topçinjtë, transmeton Gazeta Express.
Për Ramseyn interesohet edhe Bayern Munich e Milani.
Sipas mediave italiane, Ramsey ka zgjedhur Juventusin si klubin e ardhshëm të tij, mirëpo kërkon një pagë prej 10 milionë eurove për stinor, dhe “Zonja e Vjetër” me shumë gjasë do ta pranojë kërkesën e lojtarit pasi pritet të nënshkruajë me të me parametra zero.






