Lokale - eSIMy

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dje ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Trudë, autostradën Prishtinë-Podujevë, ku në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.

“Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore”, thuhet tutje në raport./Llapi.info