Këtë të shtunë, rreth orës 12:00, në Policinë e Kosovës është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdarë të Podujevës.
Në vendin e ngjarjes kane dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë marrë tretmanin mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore të gjithë me urdhër të prokurorit janë liruar”, tha për Klan Kosovën, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.