Zëvendëskryeministëri dhe ministër i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ambicia e Kosovës është të krijohet një ushtri me të vërtetë gjithëpërfshirëse, e cila do të fuqizojë Kosovën dhe një hap përpara për të tejkaluar ndarjet rajonale.
Pacolli në një opinion EU Observer, transformimi i FSK-së e simbolizon statusin e Kosovës si shtet i pavarur, status i konfirmuar nga 116 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, së bashku me 82 për qind të shteteve anëtare të BE-së dhe 86 për qind të shteteve anëtare të Nato-
s……………………………………………
Nga BEHGJET PACOLLI
Prishtinë, 19 dhjetor 2018
Si çdo shtet sovran dhe i pavarur, Kosovës i nevojitet ushtria për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe qytetarët e të gjitha komuniteteve.
Kjo është arsyeja pse ne po e fillojmë procesin e transformimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Kjo do të përbëjë një tranzicion të disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumë-etnike dhe ndër-vepruese me NATO-n.
FSK-ja e tanishme është një forcë e armatosur lehtë, me forcë prej 2,500 pjesëtarëve të trajnuar nga NATO dhe e ngarkuar për të reaguar ndaj krizave, mbrojtje civile dhe deminim.
Projekt ligjet e votuara në Parlamentin tonë javën e kaluar, parashohin një ushtri prej 5,000 ushtarëve aktiv dhe 3,000 rezervistëve. Me pak fjalë, kjo përbënë përfundimin logjik dhe të natyrshëm të zhvillimit të aparatit të sigurisë së Kosovës.
Është hap i domosdoshëm të cilin Kosova duhet marrë, si shtet i pavarur dhe si pjesëtar i bashkësisë ndërkombëtare.
Transformimi i FSK-së e simbolizon statusin e Kosovës si shtet i pavarur, status i konfirmuar nga 116 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, së bashku me 82 për qind të shteteve anëtare të BE-së dhe 86 për qind të shteteve anëtare të Nato-s.






