Ka nisur dekorimi i rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë për festat e fund vitit, njofton Llapi.info
Madje, sipas dëshmitarëve, për t’u dekoruar qyteti Policia te kryqëzimi i rrugës “Zahir Pajaziti” dhe “19 Qershori”, ka bllokuar hyrjen e veturave rrugës së qendrës.
Ndryshe, Komuna e Podujevës për dekorimin e qytetit dhe shesheve ka ndarë 9 mijë e 945 euro, ndërsa nga viti paraprak, sivjet Komuna ka ndarë buxhet më shumë prej 2 mijë e 345 euro.
“Për këtë qëllim Komuna ka ndarë 9,945 euro, kurse tenderin për dekorimin e qytetit e ka fituar kompania “Anea””, ka thënë Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se përveç shesheve, do të dekorohet edhe rruga e qendrës “Zahir Pajaziti” deri të kryqëzimi me rrugën “19 Qershori”.
“Komuna e Podujevës, si edhe viteve të tjera, do të bëjë dekorimin e Rrugës “Zahir Pajaziti” (qendrës së qytetit deri te kryqëzimi me Rrugën “19 Nëntori”) dhe shesheve të qytetit për festat e fundvitit”, ka thënë ai./Llapi.info