Disa rrugë nëpër Podujevë ende nuk janë pastruar pas reshjeve të borës të cilat filluan këto ditë, shkruan Llapi.info
Lexuesit e portalit, kanë dërguar video ku tregojnë se rrugët në fshatrat Pollatë dhe Murgull ende nuk janë pastruar.
Siç shihet edhe në videot e dërguara, rrugët kryesore janë të mbuluara nga bora, me ç’rast edhe është vështirësuar edhe qarkullimi.
Kujtojmë, mirëmbajtjen e rrugëve në Podujevë e bënë kompania “Bini” e kontraktuar nga Komuna e Podujevës./Llapi.info
Më poshtë videot: