Lokale - eSIMy

Manchester United bënë të ditur sot se trajneri i tyre, Jose Mourinho, është larguar, pas dy sezonesh e gjysmë te ky klub.

Vendin e tij deri në fund të stinorit thueht se do ta zë Michael Carrick, mirëpo që tash Djajtë e Kuq po mendojnë për zëvendësimin e portugezit.

Mes shumë trajnerëve të përfolur, janë tri kandidatë kryesorë si Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino dhe Antono Conte.

Përderisa italiani dhe francezi janë të lirë dhe pa angazhim, argjentinasi është opsion më i vështirë marrë parasysh kontratën e tij aktuale me Tottenham Hotspur.