Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës vazhdimisht është kritikuar për mungesë parkingjesh.

Mungesën e tyre dhe veturat e parkuara në trotuar kanë bërë që shpeshherë të rrezikohet edhe jeta e këmbësorëve pasi detyrohen të kalojnë në rrugën e destinuar për vetura, derisa nuk kanë munguar edhe aksionet e Policisë së Podujevës për largimin e tyre.

Ndërsa, banorët kanë kërkuar nga i pari i Podujevës, Agim Veliu, që t’u bëhet një zgjidhje për një parking qytetarëve përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, konkretisht afër xhamisë së vjetër në Podujevë, shkruan Llapi.info

Këtë kërkesë në emër të banorëve të tjerë e ka bërë Bekim Babatinca, në debatin publik me qytetarë të thirrur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

“Një parking kishte me qenë mirë të bëhet nga ju për xhematin në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, afër urës të lumit Llap, apo xhamisë së vjetër. Po ashtu edhe një fushë sportive në shkollën ‘Xheladin Rekaliu’”, ka thënë ai.

Ndryshe, në këtë debat ka pasur edhe kërkesa nga banorët tjerë për t’u plotësuar nga Veliu dhe drejtorët komunalë, si dhe premtime të bëra nga ana e tyre./Llapi.info