Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka vazhduar me aksionin për t’iu dalë në ndihmë nevojtarëve duke shpërndarë drunj në këto ditë të ftohta, njofton Llapi.info
“Marrë për bazë temperaturat e ulëta dhe nevojën e madhe për lëndë djegëse të shumë familjeve në Komunën tonë, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Besianë nëpërmes aktivistëve të saj shpërndau një sasi të konsiderueshme lëndë djegëse (drunj)”, thuhet në komunikatë.
Tutje Vetëvendosje ka kërkuar nga institucionet komunale që t’iu dalin në ndihmë këtyre familjeve, të paktën me drunjtë që gjenden në pikën grumbulluese në Peran.
“Duke marrë parasysh gjendjen ekonomike që mbretëron në shumë familje të Llapit, apelojmë që sa më shpejt institucionet komunale të ndërmarrin hapa për tu dalë në ndihme këtyre familjeve, të paktën me sasinë e drunjve që gjenden në pikën grumbulluese në Peran, drunjë këta të konfiskuar nga prerja në mënyrë ilegale”, përfundon komunikata e VV-së./Llapi.info















