Ministira e Infrastrukturës me anë të një komunikate të lëshuar në orët e pasdites, thotë se dje është asfaltuar një segment në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik.
“Asfaltimin e ka kryer kompania punë kryese ”Bageri”. E tërë puna është realizuar në bashkëpunim më mbikëqyrësin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është bërë sipas kushteve të lejuara klimatike dhe për të gjitha lëshimet eventuale, përgjegjësinë e merr operatori ekonomik”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga MI.
Më tej ata thanë se Ministria e Infrastrukturës do të jetë afër secilit projekt që financohet nga buxheti i saj, që investimet të jenë sa më cilësore./Llapi.info
Më poshtë video ku shihet asfaltimi i rrugës në temperatura të ulëta dhe nën përcjelljen e reshjeve të borës:






