Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë katër të dyshuar janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje, raporton Llapi.info
Sipas PK-së, si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime dy persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Nga ky rast Policia ka konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në incident, derisa janë arrestuar dy persona.
“Rr. “Bajram Krasniqi”, Podujevë 12.12.2018-10:00. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje në mes tyre janë rrahur mes veti dhe si pason dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja./Llapi.info






