Lokale - eSIMy

Mashtrimi i konsumatorëve nëpër marketet tona nuk është më e pazakontë në Kosovë, shkruan Llapi.info

ETC-ja është njëra prej qendrave ku haset një gjë e tillë shumëherë.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në këtë qendër tregtare në Podujevë, e që një lexues e ka dërguar në redaksinë e portalit. Bëhet fjalë për një shishe plastike që përdoret nga sportistët.

Pasi që këtij produkti i ka munguar shifra, stafi i ETC-së në Podujevë e kanë llogaritur si termos që përdoret për ruajtje të nxehtësisë së pijeve, me vlerë prej 6.49 euro.

Ndryshe, në mars të këtij viti edhe është miratuar projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, mirëpo nuk janë të pakta akuzat e konsumatorëve për mashtrimet që bëhen nëpër qendra të mëdha tregtare./Llapi.info