Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka thirrur sot një debat me qytetarë, por që nuk arriti ta çoj deri në fund debatin.

Kjo pasi që i pari i Podujevës u larguar ende pa u përfunduar debati i thirrur nga vet ai.

Edhe pse iu adresuan pyetje për mungesë nëpër seancat e rregullat në Kuvendin Komunal, ai nuk dha përgjigje.

Largimi i tij ngriti tensione tek parashtruesit e pyetjeve, pasi që i pari i Podujevës nuk dha përgjigje për problemet me të cilat ballafaqohen.

Ardi Hasani, një qytetar i Podujevës kërkoi nga Veliu që të jap një përgjigje për siç e quan ai, dëmin që ia shkaktoi Komunës për asfaltimin e rrugës “Zahir Pajaziti”, vitin e kaluar në vlerë prej rreth 200 mijë euro. Mirëpo, Veliu nuk dha ndonjë detaj.

Kësaj pyetje nuk iu përgjigjen as drejtor të Drejtorive edhe pas largimit të Veliut nga salla.

Ndryshe, mungesën e Veliut nëpër seanca të Kuvendit e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë opozitare në Podujevë./Llapi.info