Lokale - eSIMy

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sonte në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Në fshatin Sllatinë të kësaj Komune, në një aksident kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Qendra Emergjente në Podujevë. Nga atje kanë thënë se gjendja e të lënduarve është stabile.

“Nga aksidenti në Sllatinë kanë mbetur të lënduar 2 persona. Gjendja tani e tyre është stabile dhe po iu bëhen disa fotografime”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një tjetër aksident ka ndodhur në Peran, ku dy këmbësorë kanë pësuar lëndime të rënda e që është dashur të barten për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info