Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona.

Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të lënduarit janë nisur menjëherë për Prishtinë.

“Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë 2 persona të cilët janë nisur menjëherë për në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit.

Më poshtë fotot e siguruara: