Lokale - eSIMy

Një shtyllë elektrike e tensionit të lart në Lagjen e Dëshmorëve në fshatin Balloc të Podujevës po vazhdon t’i rrezikoj banorët e asaj ane, shkruan Llapi.info

Nuk ka shumë ditë, kur e njëjta shtyllë është djegur me ç’ rast është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve, pasi shtylla gjendet përkitazi me shtëpitë e banuara.

Banorët thonë për Llapi.info ku edhe kanë dërguar pamjet se të gjitha institucionet janë të lajmëruara, por që nuk është duke intervenuar askush në largimin e saj.

Ata apelojnë te organet përkatëse që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje, pasi që sipas tyre, rreziku është tejet i madh./Llapi.info