Lokale - eSIMy

Atletico Madridi ka filluar të kërkojë një sulmues tjetër për të zëvendësuar Diego Costan që sivjet është jashtë formës.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka kthyer vëmendjen kah Maxi Gomez i Celta Vigos, të cilin e sheh si sulmues të përshtatshëm për zëvendësimin e 30 vjeçarit.

Costa ka realizuar vetëm dy gola në 15 paraqitje sivjet dhe pritet të mungojë së paku dy muaj shkaku i lëndimit të këmbës.

Gazeta “Marca” raporton se pas pozitës së mirë në La Liga, Atletico dëshiron të përforcohet gjatë janarit që të luftojë për titull.