Lokale - eSIMy

Mbrojtësi i Juventusit Joao Cancelo ka thënë se Interi ende është në zemrën e tij pas qëndroi për një vit në klubin zikaltër në formë të huazimit.

Cancelo u huazua në Inter nga Valencia në vitin e kaluar, mirëpo Interi nuk arriti ta paguajë klauzolën e tij, kështu që portugezi u transferua në Juventus gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

“Sonte ishte një fitore e rëndësishme” tha Cancelo mbrëmë pas ndeshjes.

“Interi është një skuadër e madhe dhe në garë për titull. Interi ka qenë një skuadër e rëndësishme për mua, më ka ndihmuar që të rritem si lojtar”.

“Tani jam me fanellën e Juventusit dhe mendoj vetëm për këtë klub, por Interi më ka mbetur në zemrën time.