Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot ka bërë homazhe tek varri i ish- profesorit të Matematikës, Qefser Sadiku.
Veliu në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ikja e tij e hershme është humbje e madhe dhe pakompensueshme për të gjithë, veçmas për arsimin llapjan, transmeton Llapi.info
“Në pesëvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, vazhdojmë ta kemi po aq të madhe dhimbjen për pedagogun, kolegun, veprimtarin dhe mikun tonë Qefser Sadiku. Do të mbetet i pashlyeshëm kujtimi për intelektualin dhe veprimtarin, i cili aq shumë kontribuoi në arsimin dhe skenën politike dhe institucionale. I përjetshëm kujtimi për Qefserin!”, ka shkruar Veliu.
Kujtojmë, Qefser Sadiku ishte profesor i lëndës së Matematikës në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë./Llapi.info