Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot në orët para të mëngjesit në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info
Në bazë të disa fotografive të siguruara shihet një veturë e cila është përplasur në rrethojat e një lokali.
Sipas dëshmitarëve, në këtë vetë-aksident nuk ka persona të lënduar, veçse dëme të materiale.
Ndryshe, një tjetër aksident trafiku ka ndodhur gjatë natës edhe na magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku jashtë rrugës kishte dal edhe një makinë./Llapi.info