Lokale - eSIMy

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, pohon se Juventus, Arsenali, Manchester United dhe Liverpool kishin qenë të interesuar në të sa ishte te Schalke.

22 vjeçari një kohë llogaritej si prospekt i madh në Bundesligë duke shënaur 17 gola për Schalke u-19 në vetëm 17 ndeshje në stinorin 2013-2014.

“Të mos çmendesh në kësi faze është më vështirë se sa të çmendesh”, ka thënë ai për Goal.

“Para se të nënshkruaja me Schalke-n, kisha oferta nga Juventusi, Arsenali, Manchester United dhe Liverpool. Pavarësisht se çfarë ndeshje apo turne, skautët ishin gjithmonë aty të më përcjellin”.