Dy futbollistët nga Liberia që erdhën me bujë te Llapi, Dempster Siafa Kamara dhe Aidoo Joseph nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi.
Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar se futbollistët nuk i kanë plotësuar kriteret e nevojshme për të qenë pjesë e klubit.
“Lojtarët e huaj që kanë ardhur nuk do të jenë pjesë e Llapit sepse nuk janë në nivelin që duhet të jetë një futbollist i Llapit. Ata do të kthehen dhe Llapi do të vazhdojë të sjellë cilësi e jo shumicë”.