Ministrat e transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur të shtyjnë vendimin për heqjen e lëvizjes sezonale të orës deri në vitin 2021.
“Ne mbështetëm propozimin e presidencës austriake të BE dhe deri në vitin 2021, nuk do të ketë vendim përfundimtar”, tha ministri kroat i Transportit dhe Infrastrukturës Oleg Butkoviq në takimin e Këshillit të Transportit dhe Telekomunikacionit në Bruksel.
Komisioni Evropian kishte propozuar që vitit 2019 të jetë i fundit në të cilin akrepat lëvizin dy herë në vit.






