Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës njofton se kanë hasur në dy vetura të braktisura në të cilat kishin qenë të ngarkuara me tri kafshë shtëpiake, transmeton Llapi.info

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në fshatin Lupç të Podujevës.

Sipas Policisë, në stacionin policor janë paraqitur disa burra të cilët kanë raportuar se i janë vjedhur një automjet dhe gjashtë krerë lopë.

“Me vendim të prokurorit, kafshët i janë kthyer pronarëve ndërsa automjete janë konfiskuar për ekzaminim”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive./Llapi.info