Hebrenjtë që jetojnë në Francë ndjehen rrezikuar të jetojnë aty pasi aktet anti-Semite janë rritur.
Një ndër këta hebrenj është Myraimi i cili tha se ndjehet i frikësuar për të ardhmen e fëmijës së tij në Francë.
“Unë shpresoj se ai do të ketë një të ardhme këtu, dhe ju i dini që komuniteti hebraik është pjesë e historisë së Francës”, u shpreh Myram në një intervistë për CNN.
Sipas Agjencisë hebraike për Izraelin, 55,000 hebrenj francez janë larguar nga vendi që nga viti 2000.
Disa muaj më parë Qeveria franceze tha se aktet antisemite ishin rritur me 69% gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2018.
Statistikat e reja koincidojnë me shpalljen e një fondi qeveritar prej 5 milion euro për të luftuar antisemitizmin në shkolla dhe një premtimi për të trajtuar publikimet online të urrejtjes.
Një sondazh nga CNN / ComRes i publikuar disa javë më parë doli se një nga pesë të rriturit francezë nga 18-34 vjeç, thanë se kurrë nuk kishin dëgjuar për Holokaustin.
Frederic Potier është njeriu i cili udhëheqë planet e Qeverisë së Francës për të luftuar anti-semitizmin, ai u shpreh i befasuar për këtë rezultat të sondazhit.
“Nuk do të them se nuk kemi ndonjë problem, po, ne kemi disa probleme, disa mësues kanë vështirësi për të ligjëruar Holokaustin”, tha Potier gjatë një interviste për CNN.






