Në pikën kufitare Merdarë të Podujevës, përkatësisht në hyrje, është arrestuar një shtetas i Serbisë, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, ky arrestim bëhet e ditur se është realizuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Gjermania për akuzën grabitje.
Pas arrestimit, i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“PK Merdarë, Podujevë 28.11.2018-21:20. Është arrestuar nga policia në hyrje të RKS-se, i kërkuari mashkull serb/shtetas i Serbisë, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Gjermania, me akuzën grabitje. I njëjti me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport./Llapi.info






