Lokale - eSIMy

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i ka kërkuar NATO-s që të dërgojë me urgjencë anije në Detin e Azov pas një konfrontimi detar me Rusinë jashtë Krimesë.

Ai i tha gazetës gjermane Bild se shpresonte që anijet të zhvendosen “për të ndihmuar Ukrainën dhe për të ofruar siguri”, njofton Klan Kosova.

Të dielën, Rusia hapi zjarr mbi tre anije të Ukrainës dhe konfiskoi ekuipazhet e tyre në ngushticën e Kerçit midis Detit të Zi dhe Detit të Azov.

NATO ka shprehur “mbështetje të plotë” për Ukrainën, e cila nuk është shtet anëtare e saj.

Mes përkeqësimit të marrëdhënieve të mërkurën, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi zotin Poroshenko për krijimin e “provokimit” detar për të rritur vlerësimet e tij përpara zgjedhjeve të vitit 2019.