Lokale - eSIMy

Rruga e qendrës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka filluar përsëri për qarkullim të veturave.

Kjo pasi që barrierat e vendosur për ndalim qarkullimi janë larguar me të filluar reshjet e shiut, që kanë bërë të ndalen punimet e projektit “Ndërtimi i Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qytet” (ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik), raporton Llapi.info

Në pamjet e realizuara shihet se tani kjo rrugë përveç këmbësorëve, ka filluar qarkullimi edhe për veturat, ku para pak ditëve edhe nisen këto punime.

Ndërkohë, në lidhje me këto punimet pati reaguar këshilltari komunal nga radhët e LVV në Podujevë, Fitim Haziri. Sipas tij, punimet për ndërtimin e sheshit është dashur të nisin kohë më parë, e jo në nëntor kur edhe fillojnë reshjet atmosferike.

“Projekti në fjalë ka qenë i gatshëm që në vitin 2017, po të kishte vullnetin dhe dëshirën Veliu do mund t’i fillonte punimet qysh në fillim të vitit 2018, por e ka zgjedhur kohën e nëntorit kur fillojnë të reshurat e shiut dhe borës, të cilat e pamundësojnë realizimin e këtij projekti”, ka shkruar ndër tjerash ai në ‘Facebook’./Llapi.info