Lokale - eSIMy

Së paku 21 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë shpërngulur nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Irakun për dy ditë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Irak, Seif al-Badr, i tha agjencisë së lajmeve AFP se në mesin e të vdekurve kishte gra dhe fëmijë, njofton Klan Kosova.

Disa vdiqën për shkak të përmbytjeve e disa nga aksidentet me makinë e të tjerë u plagosën ose u bllokuan kur u shembën shtëpitë e tyre.

Të paktën 180 të tjerë u plagosën, shtoi ai, raporton Al Jazeera.

Iraku verior po përballet me reshjet më të mëdha se mesatarja, ndërsa zyra e Kombeve të Bashkuara në Irak tha se rënia e shiut kishte detyruar dhjetëra mijëra njerëz të dalin nga shtëpitë e tyre.

Rreth 10,000 njerëz në provincë dhe 15,000 njerëz në Ninevë kanë nevojë të madhe për ndihmë, duke përfshirë edhe familjet që jetojnë në kampe për persona të zhvendosur brenda vendit, tha të shtunën OKB-ja.