Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te udhëkryqi afër objektit të Spitalit në Podujevë, raporton Llapi.info

Në këtë aksident sipas pamjeve të siguruara, kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident nuk ka persona të lënduar, veçse dëme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndërkohë, sipas statistikave të Policisë, gjatë 24-orëve nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 47 aksidente, prej tyre 16 me të lënduar, kurse 31 pa të lënduar./Llapi.info